Shumë ish-futbollistë të Milanit dikur sot ose kanë lënë futbollin, ose luajnë në kampionate të panjohura…
Koha ka ecur, edhe për ata që dikur konsideroheshin talente, si rasti i gjermanit Alexander Merkel, që u mor nga të rinjtë e Stuttgart në Gjermani dhe luajti vetëm 7 ndeshje me kuqezinjtë, edhe me Robinho dhe Ibrahimovic, duke shënuar vetëm 1 gol!

Natyrisht, sot Merkel është 28 vjeç dhe ka firmosur në Arabinë Saudite me Al-Faisaly Harmah.
Pasi fitoi titullin me kuqezinjtë, jo si protagonist natyrisht, biondi gjerman do të niste një sërë transferimesh, nga Genoa te Udinese, Pisa, Watford, Grasshoper, Bochum, Admira dhe Herakles!