50 ndeshje me Milanin, Alexis Saelemaekers ia vë fajin 15 minutave të fundit!

Alexis Saelemaekers, anësori belg i cili arriti paraqitjen e tij të 50-të me fanellën kuqezi sot, u shpreh për MilanTV i mërzitur pas ndeshjes Milan-Sassuolo:

“Ne humbëm shanset për golin e dytë. Kemi punuar shumë për 75 minuta duke u përpjekur të fitojmë ndeshjen, mungoi qartësia në 15 minutat e fundit, përveç që patëm jo fat…

Tani duhet të kthehemi në punë për ndeshjet e radhës shumë të rëndësishme”.

Për ndeshjen ndaj Lazios: “Ne e dimë që ndeshjet e mëdha janë të rëndësishme për ne duam të tregojmë se jemi një ekip i fortë.

Do të përpiqemi ta bëjmë atë kundër Lazios dhe kundër të gjithë rivalëve të tjerë. Duhet të bëjmë siç bëmë në ndeshjen e parë, duke shpresuar të marrim tre pikët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu