Ecuria e Milanit deri tani ka qenë fantastike! Ashtu sikurse e la sezonin e shkuar, e nisi të riun. Prej 8 marsit, sfida Milan-Genoa në “San Siro”, kur futbolli do të ndërpritej, kuqezinjtë e Piolit nuk humbasin në kampionat dhe janë në total 19 ndeshje radhazi! Një çmenduri e vërtetë…
Duke i hedhur një sy statistikave, Milani ka fituar të katër ndeshjet e para të sezonit (Bologna, Crotone, Spezia dhe Inter) në Serie A për herë të parë që nga 1995/96, kur Fabio Capello drejtonte në stol.
Por, jo vetëm kaq, pasi shënon prej 24 ndeshjesh radhazi në Serie A për të parën herë që nga viti 1973.