45 gola në 21 ndeshje, sulmi kuqezi kurrë kaq mirë në 15 vitet e fundit!

Milani, pas fitores 4-0 kundër Crotone, ka arritur 45 gola këtë sezon. Tregues i çmendur e denjë për një sulm absolutisht produktiv. Këto numra nuk shfaqen te kuqezinjtë që prej Serie A e sezonit 2005/2006.

Në atë kampionat, Milani kishte shënuar 47 gola në 21 ndeshje, duke e përfunduar sezonin me 85.

Kush e di në fund të sezonit se sa gola do të jenë në gjendje të numërojnë në Seria A kuqezinjtë. E sigurt që pas 21 ndeshjeve, 45 golat e shënuar pasqyrojnë rilindjen e kësaj skuadre me Piolin në krye.

Më mirë se Milani vetëm Atalanta (48 gola) dhe Interi (51).

Të dhënat e rëndësishme u rikujtuan nga profili Twitter i OptaPaolo:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu