4-2-3-1 apo 4-4-2? Eksperimenti i Piolit nuk bind plotësisht edhe për shkak të… Leao!

Pika më e lartë: 61 minutat e Valencias. Më e ulta: 61 e Nice.

Për një verë të kaluar në “ruletën ruse”…

Flluska të alternuara me “përgjumje” të pakëndshme, me këto të fundit për fat të keq më të shpeshta se të parat.

“Paketa Leao”: merre ose lëre, sepse kështu është Rafa, të paktën për momentin. Edhe nëse klubi beson se Pioli herët a vonë – më mirë nëse herët se vonë – do të jetë në gjendje ta drejtojë atë në rrugën e pjekurisë.

Një mision që menaxhmenti i Rossonerëve beson se është i mundur nëse është e vërtetë (siç është e vërtetë) që dy javë më parë nga klubi u shfaq qëllimi për të vazhduar të përqëndrohej te Rafa.

Nuk është në shitje, nuk është në treg, sqaroi klubi, duke pastruar çdo sirenë për portugezin.

Leao mbetet profil tërheqës me prespektivë, me plot potencial dhe talent, por ende në gjysmë të rrugës…

Thjesht duhet të kuptohet se si të kanalizohen veçoritë e tij.

Pioli është përpjekur në mënyra të ndryshme. Në 4-2-3-1 si krah i majtë, si qendërsulmues kur kishte mungesë në rol dhe, nëse ishte e nevojshme, edhe si mesfushor qendror sulmues.

Në 4-4-2 nga krahu i majtë. Në sistemin e fundit do të ishte e lehtë të vendosej në rolin e sulmuesit të dytë, por gjatë gjithë verës trajneri në atë pozicion gjithmonë ka preferuar Rebic.

Për një arsye të thjeshtë: më shumë aftësi për golat. Më shumë konkretitet dhe mbi të gjitha më shumë ligësi.

Sepse duhet të jemi të sinqertë: potenciali teknik i Ante është më i ulët se ai i Rafa, por çështja kompensohet nga qasja e tij dhe keqdashja konkurruese.

Tani për tani, pas ciklit të gjashtë testeve parasezonale, e ardhmja e Rafa është e mjegullt. Jo sepse atë e pret një sezon si rezervë (kampionati dhe Champions do ta detyrojnë Piolin te rotacionet e rëndësishme dhe do të jetë mjaft e shpeshtë), por sepse ai rrezikon të mbetet në atë tokë të askujt të shkelur deri më tani…

Shembuj praktikë: pa ndërrim ingranazhi, Diaz në mes dhe Rebic në të majtë do të luanin në 4-2-3-1.

Dhe madje edhe kutia e qendërsulmuesit, tani që Giroud ka mbërritur, është e plotë në krahasim me vitin e kaluar.

Perspektiva është pak më e hapur në rastin e një 4-4-2. Në Trieste trajneri e vendosi atë në krahun e majtë, me detyra që portugezi i kryen në çerekun e parë të orës, për t’u zhdukur nga skena më pas. Nuk bind fort ky modul, ndaj mund të duhen fuqizime nga merkato.

Në realitet nuk është aq shumë çështje e fazës së dyfishtë (edhe në 4-2-3-1 mesfushorët e jashtëm sulmues duhet të shkojnë lart e poshtë në krah), por për rezultatet sulmuese.

Në sistemin me dy sulmues ka më pak korridore falas dhe fillimi aq i gjerë do të thotë të jesh i detyruar të përsosësh sinkronizmat me mbrojtësin e krahut të lartë.

Në rastin e Rafa, mbrojtësi në fjalë është Hernandez, i cili është mësuar të ngacmojë pa shumë hollësi taktike. Prandaj vështirësia e Leao, e cila u shfaq në miqësoren e fundit në gjetjen e pozicionit dhe madhësisë së duhur.

Ndër të tjera, kujdes merkaton! Nëse Milani kthehet seriozisht drejt 4-4-2, është e mundur që të arrijë një anësor i vërtetë. Le të themi një Saelemaekers tjetër.

Dhe në atë pikë Rafa do të duhej të luante vetëm për fanellën e dytë të sulmuesit me Rebic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu