Giroud kthehet në stërvitjet, Saeleamekers e “tall keq”: Po ky kush është?! (Foto)

Pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Juventus dhe Venezia për shkak të dhimbjes së shpinës, Olivier Giroud është përsëri në grup.

Sulmuesi francez, siç mund të shihet nga fotot e publikuara nga Milani në faqen e tyre zyrtare (acmilan.com), kreu stërvitjen e mëngjesit së bashku me shokët e tij të skuadrës.

Ndoshta, prandaj, prania e tij për ndeshjen të shtunën pasdite në 15:00 kundër Spezia në stadiumin ‘Picco’ do te jete thuajse e sigurte, te pakten duke e nisur nga stoli.

Por, natyrisht, nuk mund te mungonte ngacmimi i Alexis Saelemaekers, i cili ishte protagonist ndaj Venezias me nje asist spektakolar per Theo Hernandez dhe pasi i dha ritem ndeshjes dhe ekipit te tij, duke qene vendimtar te suksesi.

Ai ka postuar foto me Giroud duke bere shaka me francezin: “Po kush eshte ky futbollist? Nuk e mbaja mend qe luante me Milanin!” natyrisht ne forme shakaje dhe me emoji…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu