30 vite më parë! Kur u fikën dritat në “Velodrome”: ushqimi i helmuar, Galliani në fushë dhe spiuni Beckenbauer!

Jemi në vitin 1991! Milani po përgatitet të luajë ndaj Olimpique Marseille në Champions League dhe vjen telefonata… Por, ta nisim nga fillimi!

Kanë kaluar saktësisht 30 vjet nga një prej episodeve më të errëta në historinë e Milanit. Në të gjitha kuptimet. Ndeshja e kthimit në çerekfinalet e Kupës së Kampionëve midis kuqezinjve dhe Marseille në “Velodrome”.

Skuadra e Arrigo Sacchi filloi nga një disavantazh duke pasur parasysh barazimin 1-1 në “San Siro”. Një ndeshje që u zhbllokua në minutën e 75-të, me një gol të Chris Ëaddle që i dha epërsinë francezëve.

Pas disa minutash ndodh episodi historik që kurrë nuk u harrua nga fansat. Një nga punëtorët e stadiumit kishte marrë urdhër që të fikte dritat kur arbitri të vërshëllente fundin e ndeshjes, por ai e bëri përpara kohe dhe aty nisi kaosi pasi Marseille kualifikohej…

Tifozë futen në fushë. Një situatë që e detyroi arbitrin të ndërpresë përkohësisht ndeshjen. Pas disa minutash mbërrin drita jeshile për rinisjen e sfidës, por këtu vjen kthesa.

Adriano Galliani, i cili zbriti në fushë nga tribuna, urdhëron ekipin e tij që të kthehet në dhomën e zhveshjes.

Milan, fitues i titullit në dy edicionet e mëparshme, refuzon të përfundojë ndeshjen. Një vendim që i kushtoi shtrenjtë kuqezinjve, duke u përjashtuar nga kupat evropiane sezonin vijues.

Por, irritimi i Gallianit ka një të vërtetë të madhe që ka dalë më vonë. Në atë kohë, Uli Hoeness i telefonon administratorit të deleguar kuqezi dhe i tregon diçka. Beckenbauer, drejtor sportiv te Marseille, ishte zënë me presidentin e francezëve (Bernard Tapie) dhe do të largohej pas atij sezoni.

Franz Beckenbauer dhe Bernard Tapie

Në telefon, Beckenbauer i kishte thënë Hoeness-it se Marseille po planifikonte disa dredhi për Milanin.

Njëra prej tyre ishte helmimi i ushqimit në restorantin e hotelit ku kuqezinjtë do të qëndronin në Marseille.

Milani menjëherë vendosi të ndryshonte hotelin dhe shmangu atë “grackë”, por jo eliminimin! Siç duket, edhe dritat u fikën me sinjal… Madje, një ditë përpara ndeshjes, kuqezinjtë u detyruan të blinin topa pasi as ato nuk ia çuan në stërvitje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu