Di Canio dhe Bergomi analizojnë Milanin te “Sky Club Calcio” dhe garën Champions!

Gara për Champions bëhet më e ndezur se kurrë pasi tashmë tre skuadra janë me pikë të barabarta: Juventus, Atalanta dhe Milan (69 pikë) ndërsa Napoli vjen më pas me 2 pikë më larg dhe Lazio, nëse do të fitonte edhe ndeshjen e prapambetur do të ishte gjithashtu aty…

Milanin e pret supersfida ndaj Juventusit në Torino, ku me një humbje do të kompromentonte gjithçka dhe do ta shihte veten më shumë jashtë se sa brenda Champions.

Nga studiot e Sky Sport, ish-futbollisti Paolo Di Canio ka dashur të japë një mendim për ndeshjen Juventus-Milan që do të luhet të dielën më 9 maj.

“Kushdo që fiton mes Juventusit dhe Milanit është pothuajse në Ligën e Kampionëve. Juve luajti më keq sesa herë të tjera pavarësisht fitores ndaj Udineses, ndërsa Milani luajti kundër Benevento që është skuadra më e keqe e momentit. Kush humbet merr goditjen dhe në nivelin psiokologjik nuk do të jetë e lehtë të reagosh”.

Giuseppe Bergomi gjithashtu shtoi se “Milani erdhi nga 2 humbje radhazi ku në fazën e dytë skuadra kishte rënë. Sidoqoftë, nga këndvështrimi i lojës, Milan nuk ka rënë kurrë, dhe tani gjithçka, ose pothuajse gjithçka, luhet kundër Juventusit në një ndeshje të drejtpërdrejtë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu