25 vite më parë lamtumira, rrëfehet Van Basten: M’u duk sikur përjetova funeralin tim

Njëzet e pesë vjet më parë, në një konferencë për shtyp të organizuar posaçërisht në dhomën e trofeve të Rrugës Turati (selia e vjetër e Milanit), Marko Van Basten i tha lamtumirë futbollit të luajtur pas dy vjet e gjysmë pa aktivitet.

As 31 vjeç, një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duhej të ndalonte të luante topin për shkak të problemeve të vazhdueshme dhe të përsëritura në kaviljen e djathtë. Katër ndërhyrje kirurgjikale nuk ia korrigjuan problemin dhe sulmuesi la Milanin me 201 ndeshje në të cilat shënoi 125 gola. Karriera e tij me “Djallin” numëron 4 tituj, 4 Superkupa italiane, 3 Kupa Kampionësh, 2 Superkupa Europiane dhe 2 Kupa Ndërkontinentale.

Me ekipin e tij kombëtar, Holandën, Van Basten gjithashtu fitoi Kampionatin Europian 1988. Mjellma nga Utrehti gjithashtu ka fituar 3 “Topa të Artë” gjatë karrierës së tij (1988, 1989 dhe 1992).

Në një intervistë të pak kohëve më parë, Van Basten pati deklaruar në lidhje me lamtumirën: “Ishte gjithçka e trishtë. Qenë të trishtuara shikimet e ish-shokëve të mi, që kërkoja t’i kryqëzoja sa më pak të ishte e mundur, pasi nuk doja të qaja.

Nuk qe aspak festë. Kishte trishtim kudo. Vrapoja, pasi nuk doja të shikohesha se çaloja, përplasja duart me njerëzit dhe ndërkohë mendoja se tashmë nuk isha më. Më dukej sikur isha i ftuar në funeralin tim. Atë mbrëmje mendoja vetëm se jeta ime kishte qenë futbolli e në atë çast isha bërë kanal ujërash të zeza.

Isha vetëm 31 vjeç, nuk luaja më prej dy vitesh. E kisha mëlçinë copë prej ilaçeve kundër dhimbjes. Kisha një dhimbje të tmerrshme në atë kavilje të mallkuar dhe ndihesha i dëshpëruar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu