THE SUN: Milani synon Wilfred Zaha! Por Crystal Palace..

Milani ka një objektiv të ri për sulmin, Wilfried Zaha. Lajmi është raportuar sonte nga The Sun, e cila shtyn sulmuesin e Crystal Palace drejt ngjyrave kuqezi, pasi sipas medias prestigjoze angleze “do të ishte fuqzimi i duhur për të synuar Scudetton në një sezon që ka nisur shumë mirë dhe e sheh Milanin në krye të renditjes”.

Sidoqoftë, klubi i “Selhurst Park”, falë kontratës 5-vjeçare të lojtarit, nuk ka ndërmend të humbasë pikën më të fortë për një shifër më të ulët.

Karriera e futbollistit anglez 28-vjeç që luan në të majtë dhe qendër të sulmit, ka qenë e luhatur për një periudhë kohe, teksa te ekipi i Londrës ka gjetur veten.

Palace e bleu nga United për vetëm 3.8 mln sterlina pasi ai dështoi me “Djajtë e Kuq”.

Zaha ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asist në 13 ndeshje deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu