21 mars 1999, Ganz dhe ajo penallti që askush nuk donte ta godiste! Sot feston 52-vjetorin

Maurizio Ganz është një emër i njohur te Milani, edhe pse një “hero” i pazakontë dhe shpesh i harruar! Ndoshta për modestinë e tij dhe faktin se konsiderohej më së shumti një rezervë që gjatë ndeshjes mund të bënte diferencën…

Sot Ganz feston 52-vjetorin dhe drejton Milan Femminile por dikur vishte fanelën e “Djallit” në fushë. Sidomos në një episod që mbetet emblematik: 21 mars 1999, në “San Siro” luhet Milan-Bari, një sfidë e vlefshme për javën e 9-të fazës së dytë të kampionatit.

Kuqezinjtë e stërvitur nga Alberto Zaccheroni ishin logjikisht favoritët kundër “gjelave” puljezë. Loja, megjithatë, shpejt u shndërrua në një makth, falë avantazhit të miqve me golin e sulmuesi suedez Yksel Osmanovski në pjesën e parë.

Milani, i cili kishte gjetur golin e barazimit me një gol të bombarduesit gjerman Oliver Bierhoff, 10 minuta nga fundi do të merrte shuplakën e dytë për shkak të një gabimi në krahun e majtë nga Christian Ziege: Osmanovski shënoi dopietën personale.

Zaccheroni – i dëshpëruar – largon kroatin Zvonimir Boban nga fusha dhe i beson Maurizio Ganz, i cili kujtoi anekdotën: “Ishte një sulm i vazhdueshëm nga ne, u përpoqëm dhe u përpoqëm përsëri: unë, George Weah dhe Oliver ishim të tre në fushë.

Derisa, menjëherë pas minutës së 90-të, arbitri Pellegrino na akordon një penallti për një faull të kryer ndaj Bierhoff. Zakonisht lojtari që pëson faull, veçanërisht nëse është një nga goditësit e penalltive, shkon te topi, e merr dhe e vendos te pika e bardhë! Por Oliver atë ditë ishte sulmuar pak nga tifozët dhe menjëherë e kuptuam se nuk e ndjente veten gati të godiste!

Të gjithë goditësit e penalltive të tjerë nuk ishin në fushë, sepse Demetrio Albertini ishte i dëmtuar, unë kisha zëvendësuar Boban, ndërsa Leonardo kishte dalë edhe më herët për t’i lënë vendin Federico Giuntit”.

“Billy Costacurta vendos të marrë përgjegjësinë. Ai vjen nga mbrojtja dhe merr topin, një gjest i shkëlqyeshëm, por ai nuk ishte një goditës penalltish.

Në atë moment më kap sedra i them: Billy, lëre se e godas unë! Shënoj 2-2 dhe një minutë më vonë bëj 3-2 me kokë por anulohet për pozicion jashtë loje. Publiku vërshëllen, pasi i pakënaqur me 1 pikë ndaj Barit në “San Siro”. Por, ne të gjithë e dinim se ajo pikë do të ishte vendimtare në fund për fitimin e titullit”.

Pas Milan-Bari, në fakt, kuqezinjtë, të cilët u paraqitën në fushë e Lazios në 3 prill 1999 pas pushimit për ekipet kombëtare, barazuan 0-0 duke ruajtur hendekun nga kryeqytetasit para 7 fitoreve radhazi që në fund i dhanë titullin e 16-të.

Pa atë gol të shënuar nga Ganz dhe pa atë barazim, nuk do të kishte pasur asnjë shtytje për fundin e shkëlqyer të sezonit të Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu