Më 3 janar 2021, kur rinis turneu në Serie A, do të jetë Benevento-Milan ndeshja e parë për kuqezinjtë. Siç dihet, Filippo Inzaghi ulet në stolin e ekipit verdhekuq.
Inzaghi është një lavdi e Milanit: si lojtar, ai luajti 300 ndeshje duke realizuar 126 gola dhe fituar 10 trofe, duke përfshirë 2 Champions League (2003 dhe 2007) dhe një Botëror Klubesh (2007).
Gjithashtu, drejtoi ekipin kuqezi gjatë sezonit 2014-2015 edhe pse jo me fat. Kjo, megjithatë, nuk ka ndikuar në dashurinë e ndërsjellë që ekziston midis Inzaghi dhe Milanit, midis Inzaghi dhe mbështetësve të Djallit.

“Kundër Milanit nuk do të jetë kurrë një ndeshje e çfarëdoshme – deklaroi Inzaghi në një intervistë ekskluzive në “La Gazzetta dello Sport” -. Edhe pse të sfidoja vëllain tim ishte më e vështirë”.
“Jam i lumtur për Milanin, mendoj se ata mund të luftojnë për Scudetton deri në fund. Dhe unë jam i lumtur për fansat të cilët do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrën time dhe që çdo ditë, jam i sigurt, ata informohen për rezultatin e Beneventos”, përfundoi Inzaghi.