ZLATAN!!! 20 vite nga goli i parë si profesionist. Rrugëtimi i gjatë dhe 7 kampionate të ndryshme

Në moshën gati 40 vjeç, Zlatan Ibrahimovic bëhet një legjendë e gjallë e futbollit. Kundër Crotone, në javën e 21-të të Serie A, sulmuesi suedez ka shënuar golin e tij personal të 500-të me fanellat e klubeve. Përsëritja e vetvetes në pjesën e dytë e ngriti në kuotën e 501 golave mbrëmë.

Këto ishin golat e 82-të dhe 83-të me fanellën e Milanit, skuadra e dytë me të cilën ka shënoi më shumë gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të pabesueshme në futboll. Vetëm me PSG, me të cilin u “martua” menjëherë pas përvojës së tij të parë te kuqezinjtë, Ibra regjistroi shifra më të mëdha.

Risultato immagini per ibrahimovic milan

“Një moment historik? Kjo do të thotë se kam shënuar shumë gola në karrierën time, – ishin fjalët e Ibrahimoviç për “Sky Sport” pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Crotone. – Sidoqoftë, gjëja e rëndësishme është të vazhdoj të ndihmoj ekipin. Detyra ime është të shënoj dhe krijoj raste shënimi”.

Në pritje të Lewandowski, ende në kuotën e 462 golave me klubet, Ibrahimovic është lojtari i tretë i viteve 2000, që arrin shifrën e pabesueshme, të sipërcituar. Është e panevojshme të thuhet se përpara vetes ka Cristiano Ronaldo dhe Messi.

Në 501 golat e Ibrahimovic janë edhe 18 me Malmo, 66 me Interin, ekipi i tretë për numrin e golave ​​të shënuar, përveç 53 me Los Angeles Galaxy. Për të përfunduar fotografinë e figurës së rrumbullakët, 48 me Ajax, 29 me Manchester United, 26 me Juventus dhe 22 me Barcelonën, ​​një klub në të cilin qëndroi vetëm një vit.

Përveç kësaj, Ibrahimovic ka shënuar 62 gola me kombëtaren suedeze të të rriturve, gjë që e çon atë të synojë totalin 600. Larg këtij “stacioni” është “vetëm” 37 gola.

Duke e vazhduar karrierën e tij edhe në sezonin 2021-2022, ky objektiv nuk duket i pamundur. Veçanërisht sepse Ibra vazhdon të jetë vendimtar dhe shkatërrues në çdo kompeticion ku merr pjesë, ruan dëshirën e madhe për të vazhduar të tregojë epërsinë e tij.

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që nga goli i tij i parë me fanellën e Malmo, çka e bën Ibrahimovic një nga lojtarët më jetëgjatë në historinë e futbollit, vazhdimisht duke tundur rrjetat e kundërshtarëve; gjithnjë e më lart, si një i ri me shumë shpresa, entuziast. Një kampion i aftë të shkojë deri në 30, 40 dhe 50 gola në një sezon të vetëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu