2 agjentë sot në “Casa Milan”, takimi për 2 lojtarë

Ditë takimesh sot në shtëpinë Milan.

Pak pas orës 12:30 ka patur një takim me agjentin Martin Guastadisegno dhe pasdite një me Stefano Castagna, një tjetër agjent.

Duke u qëndruar informacioneve të mbledhura nga Sky Sport, drejtuesit kuqezi kanë patur mundësinë për të folur me dy lojtarë:

Iago Amaram Borduchi, tercist i majtë i Augsburg;

Fabricio Bustos, tercist i djathtë i Independiente.

Milani kërkon një zëvendës për Theo Hernandez në fashen e majtë dhe Iago është një profil i propozuar.

Është 23 vjeç me kombësi braziliane, por ka pasaporten italiane.

Një vit me parë ka zbarkuar në Augsburg dhe sezoni i tij ka qenë negativ për shkak të problemeve fizike: vetëm 10 prezenca të koleksionuara.

Bustos luan në të djathtë dhe do të duhej një ikje për t’i liruar një vend argjentinasit të vitit 1996.

Me Independiente-n në total ka 115 prezenca, 2 gola dhe 11 asiste.

Për momentin nuk ekziston një marrëveshje reale për këtë lojtar, i ofruar nga Castagna, ashtu si edhe për Iago-n.

Edhe në të majten duhet një ikje para se të blihet, është Diego Laxalt në dalje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu