19 vjeçari çek magjeps klubet europiane, Milani e ndjek prej kohësh! Kur Cassano e këshilloi…

Kohë më parë, gjatë një lidhje direkte me Bobo Vieri, Antonio Cassano do të përmendte një emër mbi të gjithë që ishte duke studjuar më së miri dhe që luante në Çeki.

“Ia këshilloj ekipeve italiane, duket shumë premtues dhe tani mund ta paguash shumë pak duke qenë se luan te Sparta Praga”… kishte thënë ish-talenti barez.

Pikërisht sot në Çeki po rritet një nga profilet më interesante të skenës evropiane të futbollit: është Adam Hlozek, qendërsulmuesi i lindur në 2002, i cili po tregon me fanellën e Sparta Pragës dhe me ekipin kombëtar U 21 cilësitë dhe potencialin që zotëron.

Sipas Tuttosport, Milani po e ndjek prej kohësh edhe pse nuk pati shansin të përballej me djaloshin pasi ishte i dëmtuar në ndeshjet e grupit në Europa League.

Disa klube evropiane tashmë ia kanë vënë sytë sulmuesit të ri: midis tyre, Leipzig dhe Borussia Dortmund spikasin në Gjermani, ndërsa në Angli West Ham është i interesuar.

Sulmuesi i parë me një fizik të rëndësishëm, një talent, me prirje për gola por edhe shumë teknikë dhe shpejtësi, e cila nuk ka kaluar pa u vënë re as në Itali: Milani, në fakt, duhet t’i kushtojë vëmendje konkurrencës nga Juventus dhe Napoli, të cilët gjithashtu kanë mbajtur shënime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu