Debutimi i Kalulu dhe Roback, ja si u paraqitën dy të rinjtë e Milanit (VIDEO)

Për Pierre Kalulu dhe Emil Roback ishte e gjithë vëmendja në testin ndaj Novara, pasi të rinjtë e ardhur nga Lyon dhe Hammarby dhe përzgjedhur nga “truri” i scouting te Milani, Moncada, janë investim për të ardhmen por mund të jenë edhe e tashmja shumë shpejt!

Suedezi ishte shumë më pozitiv se francezi, pasi tregoi gjëra më të mira për moshën e tij, vetëm 17 vjeç. Me një asist dhe një gol që iu anulua, debutimi i futbollistit që kushtoi më shumë se 1 mln euro dhe që vetëm në maj ishte 16 vjeç mund të quhet shumë i mirë!

Në anën tjetër, francezi bëri gabime sigurisht, por karakteristikat e tij si mbrojtës krahu ishin të mira dhe u vlerësuan edhe nga trajneri Pioli.

Ja pamjet e paraqitjes së tyre ndaj Novara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu