13 vite më parë u shkruajt historia pikërisht duke kaluar Lille dhe Celtic! Pioli komenton shortin

Shorti i sotëm për grupet e Europa League 2020-21 ka parë Milanin të peshkojë kampionen e Skocisë – Celtic –  dhe ekipin më me emër aty (bashkë me Rangers), ekipin e talenteve Lille (këto vitet e fundit mbretër të shitjeve me supervlera) dhe ekipin legjendar çek, Sparta Praga.

Dy nga këto tre kundërshtarë për kuqezinjtë nuk janë të panjohur, pasi precedentët historikë qëndrojnë ende në kujtimet e tifozëve të Milanit!

Ishte edicioni i Champions League 2006-2007 kur kuqezinjtë u takuan në grup me francezët e Lillë dhe skocezët e Celtic në raundin e 1/16-ve, ndeshje e zgjidhur nga super Kaka pas kohës shtesë duke qenë se dy ndeshjet (180 minuta) u mbyllën barazim 0-0.

Ai rrugëtim që nisi ashtu do të mbyllej me triumfin e fundit në Champions për “Djallin”, pra Athinën e famshme kur mundi në finale Liverpool me dy golat e Inzaghit.

Pas shortit foli edhe Stefano Pioli, trajneri i Milanit, në një prononcim për ANSA: “E shoh një grup të ekuilibruar, por jo të lehtë. Kundërshtarët tanë zënë dy vendet e para në ligat e tyre përkatëse. Ne do t’i përballojmë me shumë vendosmëri. Kthimi në Evropë ishte qëllimi ynë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu