Derbi i shumë pritur i Milanos po afron, një sfidë e planifikuar për të Shtunën në orën 18:00 në “San Siro”.
Një takim i paraprirë nga ndeshjet e ekipeve kombëtare, të cilat përfshinin një total prej 26 lojtarësh (nga 13 për secilën anë) midis miqësoreve dhe ndeshjeve zyrtare.
Si shkoi djemtë e Piolit? Këtu është bilanci i tyre.
MILAN

Gianluigi Donnarumma (Itali)
90′ kundër Polonisë (Liga e Kombeve)
90′ kundër Holandës (Liga e Kombeve)
Gjithsej: 180 minuta në fushë, 1 gol i pësuar

Ciprian Tatarusanu (Rumani)
90′ kundër Islandës (Playoff Evropian)
90′ kundër Norvegjisë (Liga e Kombeve)
90′ kundër Austrisë (Liga e Kombeve)
Gjithsej: 270 minuta në fushë, 7 gola të pësuar

Simon Kjaer (Danimarkë)
8′ kundër Far Oer (miqësore)
90′ kundër Islandës (Liga e Kombeve)
90′ kundër Anglisë (Liga e Kombeve)
Gjithsej: 188 minuta në fushë

Diogo Dalot (Portugali U-21)
83′ kundër Norvegjisë (kualifikueset evropiane)
45′ Gibraltar (kualifikueset evropiane)
Gjithsej: 128 minuta në fushë

Sandro Tonali (Itali-U21)
90′ kundër Irlandës (kualifikueset evropiane)
Gjithsej: 90 minuta në fushë

Ismael Bennacer (Algjeri)
90′ + 1 gol ndaj Meksikës (miqësore)
Gjithsej: 90 minuta në fushë, 1 gol

Franck Kessie (Bregu i Fildishtë)
90′ + 1 gol ndaj Belgjikës (miqësore)
90′ kundër Japonisë (miqësore)
Gjithsej: 180 minuta në fushë, 1 gol

Rade Krunic (Bosnje Hercegovina)
88′ + 1 gol ndaj Irlandës së Veriut (Playoff Evropian)
75′ kundër Hollandës (Liga e Kombeve)
74′ kundër Polonisë (Liga e Kombeve)
Gjithsej: 237 minuta në fushë, 1 gol

Hakan Calhanoglu (Turqi)
90′ kundër Rusisë (Liga e Kombeve)
90’+ 1 gol + 1 asist kundër Serbisë (Liga e Kombeve)
Gjithsej: 180 minuta në fushë, 1 gol, 1 asist, 1 karton i verdhë

Brahim Diaz (Spanjë U-21)
45’+ 2 gola ndaj Far Oer (kualifikueset evropiane)
90′ kundër Kazakistanit (kualifikueset evropiane)
Gjithsej: 135 minuta në fushë, 2 gola

Jens Petter Hauge (Norvegji)
5′ kundër Rumanisë (Liga e Kombeve)
Gjithsej: 5 minuta në fushë

Alexis Saelemaekers (Belgjikë)
90′ kundër Bregut të Fildishtë (miqësore)
Gjithsej: 90 minuta në fushë, 1 i verdhë

Rafael Leao (Portugali U-21)
62′ kundër Norvegjisë (kualifikueset evropiane)
Gjithsej: 62 minuta në fushë

Siç ndodhi për Interin, edhe te Milani pati gjithashtu lojtarë që dërgoi në kombëtare por që nuk luajtën dot.
Kjo është ajo që i ndodhi Matteo Gabbia, mbrojtës i Italisë U-21 që rezultoi pozitiv me Covid-19.
Sa për Lorenzo Colombo, nga ana tjetër, ai nuk u shtua në ekipin “e përzier” Itali U-20 dhe U-21 që mundi Irlandën U-21 në Pisa.