13 gola në 3 ndeshje! Milani e rinis aty ku e ndali sezonin (VIDEO)

Milani fiton miqësoren e tretë brenda pak kohe. Pasi mundi Novara 4-2 dhe Monza 4-1, kuqezinjtë e Stefano Pioli shënuan sot në Milanello, në testin ndaj Vicenza, pesë gola.

Ritmi i ndeshjes për kuqezinjtë ishte i mirë që në fillim dhe pjesa e parë foli vetëm për ekipin kuqezi, ku u rishfaq titullar Calhanoglu i kthyer nga kombëtarja, por edhe Castillejo titullar, duke shënuar dy gola.

Spanjolli ishte ndër më të mirët në fushë, ndërsa një gol erdhi nga talenti Lorenzo Colombo. Në pjesën e dytë Vicenza, falë dhe ndërrimeve të Milanit, ekipi i Serie B gjeti golin e 3-1 me devijim.

Por, Brahim Diaz dhe më pas i riu Stanga mbyllën llogaritë në 5-1. Për Diaz ishte goli i parë kuqezi, ashtu si edhe për mbrojtësin e ekipit Primavera.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma G.; Calabria, Michelis, Duarte, Hernández; Krunić, Bennacer; Castillejo, Calhanoğlu, Maldini; Colombo.

U aktivizuan: Donnaruma A., Brahim Diaz, Pobega, Paqueta, Bellodi, Kessie, Kalulu, Roback, Laxalt, Stanga.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu