11 vite pas Beckham debutoi Fikayo Tomori… Pioli i aktivizon të gjithë lojtarët përveç njërit!

Duke parë të dhënat dhe statistikat e këtij sezoni, është e mundur të nënvizohet alternimi vullnetar dhe ndonjëherë i detyrueshëm i lojtarëve kuqezi në skuadrat e ndryshme të rreshtuara nga mister Pioli.

Me minutat e luajtura nga Tomori sonte me Interin (ishte debutim i anglezit) – në veçanti – 27 lojtarë (nga 28 në listën zyrtare) të skuadrës janë aktivizuar të paktën një herë këtë sezon.

Këtyre u shtohen edhe minutat e Olzerit. Një numër i pabesueshëm që nënvizon rëndësinë e lojtarëve të Milanit në këtë sezon.

Lojtari i vetëm që nuk është aktivizuar në ndeshjet zyrtare është Antonio Donnarumma.

Por, sa i përket Tomorit, duke parë statistikat dhe kuriozitetet në lidhje me mbrojtësin, i cili debutoi ndaj Interit këtë mbrëmje, del një fakt interesant.

Sipas Opta, Fikayo Tomori është lojtari i parë anglez që luan një ndeshje me Milanin që nga David Beckham (ndeshja e fundit e tij kuqezi në 14 mars 2010).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu