Ishte 15 shtatori i vitit 2010 kur Zlatan Ibrahimovic do të gjente golat e tij të parë me Milanin në Champions League…
Si sot 10 vite më parë, suedezi do të shënonte dy herë ndaj Auxerre në grupet e Champions League, sfidë kjo e zhvilluar në “San Siro”.
Megjithatë, ndeshja nuk kishte qenë aq e mirë për kuqezinjtë. Por, në fund të ndeshjes, për “Sportmediaset”, Zlatan pati shkëndija me Arrigo Sacchin.
“Jam duke punuar shumë dhe rezultatet kanë filluar të shfaqen. Ishtë një mbrëmje e mrekullueshme, në pjesën e dytë vëmendja ndryshoi dhe ne luajtëm më mirë. Ishte ndeshja ime e parë në “San Siro” dhe me të vërtetë dëshiroja të shënoja. Unë gjithmonë dua të fitoj. Moratti? Duhet të mendoj për fansat e mi”, tha fillimisht për “Sky Sport”.
Pastaj, në mikrofonat e Mediaset, Ibra u përlesh me Arrigo Sacchi drejtpërdrejt pasi ish-trajneri bëri humor duke thënë se golin e parë e shënoi falë numrit të madh të këmbës: “Ai flet shumë! Në vend që të më kritikojë në TV ose në gazeta siç bëri vitin e kaluar kur isha te Barcelona, të ma thotë në fytyrë. Je xheloz për mua”.
Përgjigja e ish-trajnerit kuqezi nuk vonoi: “Unë them atë që mendoj me respekt dhe pa ofenduar askënd, mëso edukatën”.